Kica-Xhelili: Mimoza është ndërmjetësuese, askush në VV s’guxon të flas me askënd pa ‘bekimin nga lart’

Kanë filluar reagime e politikanëve opozitarë pas publikimit të pjesë së dytë të përgjimeve të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se VV-ja ka komunikuar me kriminelin Millan Radojiçiq “DISA herë”.

Ajo ka thënë se “Mimoza as nuk është protagoniste këtu – është ndërmjetësuese. Askush nuk guxon të flas në atë grup me askënd pa ‘bekimin nga lart’.”

Ndërkohë, Në pjesën e dytë të përgjimit Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje.

Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.