Veton Surroi e quan ‘çkapje të shtetit’ aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi në Twitter ka deklaruar se aktakuza ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale është një farë fillimi i çkapjes së shtetit të Kosovës.

Si çkapje të Kosovës, Surroi e kishte interpretuar edhe fitoren e Vetëvendosjes më 6 tetor madje duke e quajtur edhe si “Çlirimi i Dytë”. Logjikisht, sipas botëkuptimit të z.Surroi, del se kjo aktakuzë është “Çlirimi i Tretë” i shtetit të Kosovës.

Në fakt, Surroi kishte qenë edhe rival politik i Thaçit dhe Veselit përmes partisë Ora në të kaluarën por nuk kishte arritur që ta kalonte pragun në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, shkruan Periskopi.

Ai në Twitter ka shkruar se po ndodh një “fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.