Vetura fluturon jashtë rruge, disa persona të lënduar te “Kroni i mbretit” (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur konkretisht te vendi i quajtur “Kroni i mbretit”, ku një veturë ka përfunduar jashtë rruge.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet automjeti i rrokullisur. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.