Vetura futet në ‘Express store’, ishte në ndjekje nga policia

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sontme në Pejë.

Në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një veturë e tipit Audi është futur në market, përkatësisht në ‘Express store’, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka verifikim për të lënduar.

Policia e Pejës nuk është deklaruar ende për rastin. Sipas dëshmitarëve në momentin e aksidentit. vetura ishte në ndjeke nga një patrullë e Policisë./Njeshi/