Vetura godet biçikletën në Gjilan (video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan në mes të një veture dhe një biçiklete në rrugën “Marie Shllaku”.

Nga një video e dërguar në adresë të Gazetës Expres shihet personi që ishte duke e ngarë biçikletën është goditur nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën në zebra.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Fatmirësisht ka kaluar me lëndime të lehta”, ka thënë Hashani.