Përfundon mbledhja e LDK’së: Merret vendimi mbi marrëveshjen me VV-në

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur pas takimit të kryesisë së partisë, ku ka thënë se në këtë mbledhje janë marr vesh që të takohen me Vetëvendosjen për të arritur marrëveshjen para 4 shkurtit.

Haziri tha se LDK’ja vazhdimisht do të bëj përpjekje përpekje për të mos zhgënjyer qytetarët që i besuan me 6 tetor.

“Ne do të shkojmë në funksion të të gjitha mundësive me VV’në të angazhohemi, për të bashkëpuanuar për t’i dhënë vendit institucione dhe shpresë, për atë që po presin qytetarët nga 6 tetori”, tha ai pas takimit.

Haziri theksoi se LDK’ja që nga fillimi ka dhënë kontribut të sinqertë për bisedime me VV’në, dhe gjithëmonë LDK’ja i ka dhënë fund çështjeve të rëndësishme.

“LDK’ja si parti gjithmonë i ka dhënë fund proceseve të rëndësishme, dhe kështu do të vazhdojë edhe tani. Jemi në përpjekje që sot, nesër dhe pasnesër t’i përfundojmë përgjegjësitë tona kushtetuese”, shtoi Haziri.

Ndërsa tha se do të vazhdojnë të takohen me VV’në në ditët në vazhdim për të biseduar për formimin e qeverisë.