Vetura godet këmbësorin në Pejë

Një person është goditur para pak çastesh në vija të bardha në Pejë.

Siç shihet në këto pamje të dërguara në Indeksonline, vetura në fjalë ka goditur një person gjërsa ishte duke ecur në shtegun për këmbësor.

Sipas dëshmitarëve goditja ka qenë e rëndë.

Nuk dihet për gjendjen e këmbësorit të goditur.