Vetura godet këmbësorin në Pestovë

Një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në fshatin Pestovë, sot në ora 8:00.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se personi  i lënduar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e fshatit Pestovë. Nga të dhënat e para raportohet se një veturë me targa vendore ka goditur një këmbësorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara këmbësori ka kërkuar tretman mjekësor Spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Avni Zahiti.