Rritet çmimi i rrymës për ata që tejkalojnë 800 kilovat

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira, njofton Klan Kosova.

Vendimi do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti.

Ndiqeni më poshtë direkt mbledhjen e bordit të ZRrE-së që është duke u mbajtur ende.