Vetura godet një biçiklist në Podujevë, viktima dërgohet në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe në biçiklisti në fshatin Peran të Podujevës në ora 10:45 minuta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se biçiklisti është dërguar për tretman mjekësor.

“Ju konfirmoj se me datë 10.05.2020 rreth orës 10:45 në fsh Peran -Podujevë është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar, ku të involvuar në aksident trafiku janë një automjet dhe një biçiklist. Është njoftuar emergjenca e cila ka dal në vendngjarje dhe ka dërguar biçiklistin për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Njësia kompetente e trafikut janë duke u marr me rastin për kompletimin e procedurave të mëtejme ligjore për aksidentin.