Vetura godet një person me nevoja të veçanta (Foto)

Para pak minutash në periferi të Prishtinës, gjegjësisht në lagjen “Kodra e Trimave”, një veturë ka goditur një person me nevoja të veçanta.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, derisa personi me nevoja të veçanta ishte duke e kaluar rrugën, vetura nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes, ka goditur këmbësorin.

Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa ende nuk dihet gjendja e të lënduarit.