Vetura ikonike e Cimës dërgohet para ministrisë në një vjetorin e vdekjes

Humoristi Rasim Thaçi-Cima, është kujtuar nga familjarë, përfaqësues të institucioneve dhe bashkëpunëtorë në njëvjetorin e vdekjes.

Me këtë rast vetura e tij e tipit “Renault 5” është sjellë tek Ministria e Kulturës, nga garazhi i shtëpisë së aktorit, që gjendet në lagjen Dardania.

Duke kujtuar ditët e fundit të babait, vajza e tij, Adelina Thaçi tha se Cima kishte aktruar, sepse i kishte bërë të besonin se po ia hidhte sëmundjes.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se e ka për detyrë jo vetëm ta kujtojë, por edhe ta dokumentojë veprën e aktorit.

Kurse, bashkëpunëtori i Cimës, Mustafë Halili, tha se humoristi do të mbetet emblemë e kulturës shqiptare.

Rasim Thaçi vdiq në moshën 71-vjeçare, pasi ishte infektuar me COVID-19 dhe po trajtohej në Klinikën Infektive.