Vetura merr flakë afër tunelit të Elbasanit (video)

Një veturë është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, në afërsi të tunelit.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (1 shtator 2019) teksa vetura ka qenë në ecje.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një defekt teknik, ndërsa vetura ishte e pajisur me impiant gazi.