Vetura merr flakë në Kaçanik, zjarrfikësit provojnë ta shuajnë

Një veturë ka marrë flakë teksa ishte duke udhëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Begrac të Komunës së Kaçanikut, përcjellë Indeksonline.

Siç po e shihni nga fotot, makina është djegur e tëra, derisa ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes, duke u munduar ta shuajnë tërësisht zjarrin.

Ende s’dihet nëse ka pasur të lënduar dhe se çka e solli zjarrin.