Vetura vozitet në krahun e kundërt në magjistralen Prishtinë – Podujevë (Video)

Nuk janë raste të ralla lëvizjet në kah të kundërt të automjeteve.

Një veturë është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsisë në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Vetura ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu trafikun.

Faqja e Facebook “Podujeva” ka publikuar videon ku mund ta shihni veturën duke lëvizur në anën e kundërt.