Video e re, banorët shqiptar i lënë veturat dhe vrapojnë nga frika

Mediat shqiptare po vazhdojnë të publikojnë imazhe dhe video nga momenti i tërmetit që goditi Adriatikun.

Dridhjet e tërmeteve u ndjenë edhe në Kosovë, teksa në Shqipëri po raportohet për një numër të konsiderueshëm të të lënduarve.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen disa njerëz të cilët në momentin e tërmetit në Shqipëri, ikin nga një lokal i servisit të makinave.

Duke u munduar ta shmangin rrezikun, ata dalin në rrugë e cila në video shihet të ketë mjaft qarkullim të veturave.