Shembet galeria e kromit në Tropojë, vdes një person

Një minator ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të bllokuar këtë të shtunë pas shembjes së një galerie kromi në Tropojë.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A.D., 41 vjeç, banues në Tropojë.

“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës”, thuhet në njoftim, përcjell tch.

Mësohet se grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.