Valbon Krasniqi: Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervuarë oksigjeni

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka njoftuar se shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervuarë oksigjeni.

Sipas tij, Gjilani, qysh javën e ardhshme do të bëhet me rezervuar, për të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë, e kështu me radhë në të gjitha Spitalet, njofton Fokusi.info.

“Profesionistët shëndetësorë do ta kenë punën më të lehtë , e pacientët sigurinë maksimale. Virusi, ende është prezent, andaj ende kemi nevojë për respektim të masave”.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Rezervoarët e oksigjenit -zgjidhje afatëgjatë për Spitalet e Kosoves.

Tashme u bë 1 vit që prej se bota po perballet me pandeminë COVID

Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara, me numër të vogël të profesionistëve shëndetësorë dhe infrastrukturë larg standardeve të deshiruara, po arrin te perballojë me sukses këtë pandemi.

Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie, jo vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera, problemit të furnizimit me oksigjen po i vie fundi. Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervoar oksigjeni.

Gjilani, qysh javën e ardhshme do të bëhet me rezervoar, per të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë , e kështu me radhë në të gjitha Spitalet.

Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punen më të lehtë , e pacientët sigurinë makismale. Virusi, ende është prezent, andaj ende kemi nevojë për respektim të masave.

Vetëm bashkë , mund të ia dalim. Bashkë, suksesin e kemi të garantuar.