VIDEO| Lufta gjithnjë e më afër, forcat ukrainase nisen drejt territoreve të pushtuara nga Rusia

Një video e re e konvojit ushtarak rus drejt Ukrainës u publikua para pak çastesh në Twitter.

Gazetari francez i Le Figaro, Alain Barluet në këto momente është në Ukrainë, nga ku edhe po raporton.

Ai ka publikuar video të konvojit ushtarak rus që është drejtuar drejt territorit ukrainas.

“Sonte, në drejtim të Donetskut, dhjetëra tanke ruse dhe artileri e makina ushtarake”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Ndërkaq, në mediat tjera botërore dhe në Twitter është hedhur një video ku forcat ukrainase thuhet se janë nisur drejt lindjes së Ukrainës, në rajonet e pushtuara sonte nga Rusia – Donetskt dhe Luhansk, raporton Demokracia.com.

Në videon e regjistruar në Kiev, kamionët e ushtrisë ukrainase shihen duke bartur tanke në autostradën kryesore të kryeqytetit ukrainas.

https://twitter.com/200_zoka/status/1495874906311041035?s=20&t=4cwAsBGgrNVsV30UwFtL4w