Video/ Momenti shokues kur 20-vjeçari përfundon nën rrotat e makinës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë përplaset nga një makinë në jug të Londrës.

Video e filmuar nga një kalimtar tregon një burrë që vrapon dhe përpiqet të kërcejë në pjesën e prapme të makinës, por nuk arrin dot dhe bie përtokë.

Në momentin që bie, ai goditet nga një makinë tjetër, BMW e zezë dhe bllokohet nën rrota ndërsa dëgjohen të bërtiturat e kalimtarëve dhe personave të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Më pas fillon një sherr midis grupit të burrave she shoferit të BMW-së.

Mes kaosit, makina e zezë dhe një automjet i tretë, i bardhë largohen, ndërsa dy burra shihen duke u kujdesur për personin që mbeti i plagosur nga goditja e makinës.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane i tha MailOnline: “Policia u thirr në Duke of Wellington Avenue, Woolwich, pak para orës 06:30 të së dielës, 8 gusht pasi u raportua për një sherr midis një grupi burrash.”

Oficerët shkuan në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin mjekësor.

“Një burrë rreth të 20 -ve u gjet i plagosur rëndë. Ai u trajtua në vendin e ngjarjes para se të çohej në spital. Lëndimet e tij janë vlerësuar si jashtë rrezikut për jetën.”

Ende nuk ka asnjë arrestim për ngjarjen, por policia po punon për të zbuluar shkaqet e sherrit.