Ahmeti: Kurti nuk di si t’i bëjë ballë presionit amerikan

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qeveria e re nuk do t’i bëjë ballë presionit amerikan për taksën si dhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.

“VV ka bërë kritika të mëdha sa ishte në opozitë. Por tani që është në pozitë Kurti nuk e di si t’i bëjë ballë presionit amerikan”, thotë Ahmeti në Pressing.

“Nuk është më koha e njëjtë. Para një viti kemi pasur kohë që të marrim vendime bashkë, të bëhemi bashkë dhe të dalim me një qëndrim. Tani më nuk është ashtu. E keni parë se Trumpi është vendimmarrës i shpejtë dhe i pafalshëm. Besoj që shpejtë do të vijë një ofertë ‘mere ose lëre’”, thotë ai.

“Këta po shpresojnë që Trump do t’i humbë zgjedhjet atje. Nuk besoj që SHBA do e lë Kosovën, pasi këtu ka interesa strategjike, ka investuar 250 milionë në ambasadë etj… Por tani mund ta ndryshojë qasjen karshi nesh”, tha Ahmeti.