Video/ Polici njujorkez qëllon me grushte kalimtarin gjatë operacionit për thyerjen e rregullave të distancimit social

Një polic njujorkez nuk është kursyer ndaj një kalimtari, ndërsa ishte duke kryer një arrestim për një person i cili nuk po respektonte rregullat e distancimit social.

Ngjarja ndodhi në East Village, ndërsa punonjësi i policisë i kërkoi një kalimtari tjetër, i cili po qëndronte afër gjatë arrestimit të largohej.

Ky i fundit nuk iu bind dhe polici nxori një pistoletë me elektricitet.

Në vazhdim, ai e futi në këllëf, por e kapi 33 vjeçarin Donni White, e qëlloi disa herë në fytyrë e më pas e mbajti të bllokuar në tokë.

Policia njujorkeze ka shtuar kontrollet ndërsa Nju Jorku është metropoli më i goditur në SHBA, me një numër të lartë vdekjesh dhe të infektuarish.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një grua, që tentoi të ndalonte arrestimet.