VIDEO/ Shmang portierin dhe me portën bosh shihni se ku e dërgon topin

Në ndeshjen e kampionatit argjentinas midis Argentinos Junior dhe Newells Old Boys, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën vendase, sulmuesi i Argentinos, Nicolas Reniero, ka humbur rastin më të pabesueshëm të vitit.

Sulmuesi i Argentinos Junior ka përfituar nga një gabim trashanik i mbrojtjes mike ku mbrojtësi tentoi të kthente topin te portieri, por Reniero e rrëmbeu atë top duke dribluar dhe portierin dhe pasi e rregulloi mirë topin goditi lart traversës.

E pabesueshme për një sulmues sesi mund të humbasë atë rast me portën e boshatisur.

VIDEO