VIDEO/ Supergol nga Rashica, sulmuesi shtang portierin me një goditje fantastike nga distanca

Milot Rashica ka shënuar një super gol në miqësoren e sotme. Ekipi i tij Verder Bremen po luan një miqësore me ST Paulin, dhe sulmuesi kosovar i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij me një gol fantastik.

Rashica shtangu portierin kundërshtar në minutën e 43-të, me një goditje mjaft të bukur nga distanca. E ardhmja e sulmuesit të Kosovës ende nuk është e qartë, pasi për të interesohen Lajpcigu dhe Aston Vila por ende nuk ka asgjë konkrete.

https://twitter.com/KosovanF/status/1299743330553786368?s=20