Gol spektakular: Portieri i Chivasit shënon gol nga 80 metra distancë (video)

Portieri i skuadrës së Chivas Guadalajara , Antonio Rodriguez ka shënuar një gol mjaftë spektakolar në ndeshjen ndaj Tiburones Rojos de Veracruz.

Kur po luhej minuta e fundit e takimit, skuadra e Vercruz ishte hedhur e gjitha në sulm pasi rezultati ishte 2-1 në favor të Chivasit.

Mirëpo nga kjo përfitoi portieri Rodriguez, të cilit i erdhi topi në duar dhe duke parë daljen e portierit provoi fatin dhe e gjuajti topin fort drejtim të portës kundërshtare.

Gjuajtja e portierit nga 80 metra përfundoi drejt e në kuadrat duke i çuar shifrat në 3-1 për skuadrën e tij.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar i krejt takimit.