Vidhen 12 viça në Prizren

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shpenadi të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

Sipas policisë, një person ka raportuar se nga stalla e bagëtive i kanë vjedhur 12 krerë viça.

Rasti është duke u hetuar.