Hamza: Më parë të gjitha partitë bëheshin kundër PDK’së, tash të gjitha janë kundër VV’së

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza, mbrëmë ka qenë i ftuar në një emsion televiziv ku ka folur për kandidaturën e tij.

Ish ministri Hamza, ndër të tjera ka folur edhe për fenomenin kur të gjitha partitë bëheshin bashkë kundër PDK-së, pasi ajo ishte në pushtet.

Ky bashkim i të gjitha partive zakonisht ndodhte në balotazh kur kandidatët e PDK dilnin të parët në raundin e parë, mirëpo në balotazh mundeshin, pasi të gjitha subjektet tjera bashkoheshin.

Deputeti Hamza, thotë se tani kjo çasje ka ndryshuar, dhe të gjitha partitë tjera janë bërë bashkë kundër VV-së, pasi ajo është në qeverisje, dhe kjo ndodhë për shkak të pushtetit.

Ndryshe Kandidati i PDK-së, ka thënë se ka respekt dhe respekton kandidatët e partive tjera, të LDK-së Dr. Armend Agollin dhe kandidatin e AAK-së Nehat Pecin, ndërsa pret nga VV ta kandidojë kandidatin e tyre.