Vidhet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit të famshëm shqiptar

Pre e maskave dhe vjedhjes ka rënë një farmaci në njësinë administrative Paper të Elbasanit. Personat që kanë hyrë me maska në farmaci kanë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

Vjedhja ka ndodhur 10 ditë më parë më 26 shkurt, në orët e vona të mbrëmjes. Sipas burimeve farmacia rezulton të jetë e regjistruar në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

Policia vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.