Vjedhin para, cigare e telefona në një pompë derivatesh në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në komunën e Ferizajit.

Dy punëtorë kanë raportuar në Polici se mbrëmë në një pompë derivatesh janë vjedhur para të gatshme cigare dhe dy telefona.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Gerlice, Ferizaj 03.03.2020 – 04:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona. Ata janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njofim.