Vjen reagimi i vonuar i Albin Kurtit pas helmimeve në Deçan

Pas kritikave të forta në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti rreth situatës në Deçan, ka ardhur reagimi i Kurtit.

Kryeministri Kurti ka thënë se edhe pse është në vizitë zyrtare jashtë vendit është në kontakt me institucionet relevante për sa i përket gjendjes së shkaktuar.

“Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë” shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”.