Vjen urimi i Albin Kurtit për Vjosa Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar postin presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmanit, derisa ka falënderuar edhe deputetët që e votuan atë.

Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se Qeveria Kurti tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re”.

“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij.

“Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tutje.