Vjosa Osmani: Askush nuk mund të thotë se në LDK ende jam e re

0
279

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet e partisë, ku ajo përmendet si kandidate e mundshme për të marrë kreun e LDK’së.

Në emisionin “Pressing”, të T7, ka thënë se nëse ka bllokim potencial të kandidaturës do të ishte edhe përjashtim nga partia.

“Bllokimi i kandidaturës për mua është defakto përjashtim të partisë.  Pavarësisht se ke bërë gati 2 dekada, pavarësisht se ke bërë 13 vjet aktiv, edhe përkundër kontributit të familjeve të mohohet kandidatura”.

Osmani ka thënë se tash askush nuk mund të thotë se në LDK se ende jam e re.

“Kjo do të ishte çudi edhe nëse ndodh me njerëzit që janë aty që një kohë të gjatë. Do të isha befasuar nëse më thotë ndokush se “ti je e re në LDK”, ka thënë Osmani.