Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri shkojnë në zyret e LDK-së

Nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, kanë arritur në zyret e LDK-së ku i pari i kësaj partie Isa Mustafa po mban takim me delegacionin gjerman.

Delegacioni i Bundestagut gjerman me anëtarët Peter Beyer dhe Christian Schmidt ka arritur në zyret e LDK-së në orët e hershme të mëngjesit ku është pritur nga kryetari i partisë Isa Mustafa.

Ardhja e gjermanëve po shihet si përpjekje për t’i pajtuar LDK-në dhe VV-në në arritjen e një koalicioni qeverisës pas mospajtimeve të tyre për postin e presidentit.

Ky delegacion i Bundestagut do të shkojë edhe në selinë e Vetëvendosjes për t’u takuar me kryetarin Albin Kurti.