Vjosa Osmani i mbyll shtigjet me VV-në: Vetëm nëse ata duan të na bashkohen

Me asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Me ngritje të duarve, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë i kanë dhënë përkrahjen unanime kandidaturës së Osmanit.

Me këtë votim, tashti ka përfunduar çdo dilemë e LDK-së për kandidaturën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje para gazetarëve Vjosa Osmani ka mbyllur shtigjet tjera për koalicion me VV-në, përveç nëse ata i bashkohen LDK-së “për ndryshimet që po vijnë”.