Vjosa Osmani pas votimit: Shpresoj që gjithçka të ecë mbarë

Kandidatja për Kryeministre të vendit, Vjosa Osmani sapo ka votuar.

Osmani ka kryer obligimin qytetar dhe kushtetues për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, përcjellë Periskopi.

‘’Thirrja ime është për të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës të bëhen pjesë e këtij vendimi historik sepse vërtëtë kjo është ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj shumë se nëpërmjet një procesi fer të lirë dhe demokratike Kosova sot do të ketë arsye për të festuar. Prandaj shpresoj që gjithçka të ecë mbarë që qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nëpërmjet të cilës e përcaktojnë fatin e tyre por edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe që gjithçka të shkojë pa asnjë presion dhe qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre të lirë”, tha Osmani.

Ajo u përgjigj shkurt kur u pyet për koalicion paszgjedhor.

‘’Besoj shumë që sot Kosova do të ketë arsye për të festuar pastaj për koalicionet do të flasim tutje’’, përfundon Osmani.