Vjosa Osmani për të ardhmen e saj në LDK: Nuk garoj më me njerëz që më lënë në lloq

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sonte në Jeta në Kosovë ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të garojë me njerëz që mund ta lënë në ‘’lloq’ gjatë rrugës, duke aluduar në LDK’në e cila së fundmi po e quan edhe tradhtare, transmeton Periskopi.

‘’Thash që do të vendosi me u largu apo jo, por dua ta mendoj mirë dhe trajtoj mirë. Dua të sigurohem që në zgjedhjet e ardhshme do të jem e rrethuar nga njerëz që nuk do të më lënë në lloq dhe do të më thënë vazhdo ti përpara ne do të vazhdojmë ndryshe. Ato qëndrime për të cilat jemi pajtuar, dueht t’i mbajmë’’

‘’Skam dyshim se dua të vazhdoj të merrem me politikë. Sdua të jem pjesë e një liste që ata që garojnë e marrin vota janë dy ekipe. Në zgjedhjet e ardhshme dua të sigurohem që do të jem me njerëz që do të mbajnë qëndrimet sikurse unë’’.

Osmani nuk e ka mohuar formimin e një “Lidhjeje të re”.

“Lidhja e re do të duhet të jetë lidhje e secilit  njeri që beson në Kosovën që nuk e udhëheqin qoftë kapësit e shtetit, qoftë ata që u shërbejnë kapësve të shtetit që fshihen në lëkurë të qengjit. Çka duhet të them se tani më qartë se çdo herë më parë dihet se kush janë ata që e dëshirojnë luftimin e kapjes së shtetit e kush janë ata që nuk e dëshirojnë”, tha ajo përballë Jeta Xharrës.