Vjosa Osmani VV-së: Nuk ju pranojmë në Qeveri nëse vazhdoni ta kundërshtoni shtetësinë e Kosovës

0
287

Vjosa Osmani, si kandidate e LDK-së për kryeministre thotë se veç me Vetëvendosjen do të formonin Qeverinë, por iu thotë atyre se nuk i pranojnë nëse vazhojnë të mos e pranojnë shtetësinë e Kosovës.

Osmani tha se po mundohen ta bindin VV-në që të ndërrojnë qëndrimet në këtë aspekt dhe të bëjnë bashkë koalicion.

‘’Këto tema të sqarohen nga ta. Mund të thonë, por veprimet nga LDK në Qeveri do të jenë ndryshe. Nuk do të lejojmë që të kontestohet Republika e Kosovës. Nuk duam që dikush nga ne të dyshojë për shtetësinë e Kosovës. Me rëndësi që kjo të Qeveri të udhëhiqet nga LDK. Jemi duke e diskutuar këtë gjë me VV-në. Po tregojnë lëvizje positive në këtë drejtim, por do të flasim. Na kanë lënë këtë përshtypje’’, tha jo sonte në Pressing.