Vlora Çitaku Ministre në Qeverinë Rama 3 ?

Gazetari shqiptar Çim Peka, ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Peka ka thënë se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme.

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.