Vodhi ari në vlerë 10 mijë €, arratiset i dyshuari

Sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, policia e Kosovës u informua për një vjedhje në njërën prej argjendarive të kësaj rruge.

Indeksonline posedon një video nga momenti i grabitjes në argjendari, por që me kërkesë të Policisë së Kosovës nuk është bërë publike.

Zyrtarja për informim e policisë rajonale, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se tanimë kanë identifikuar të dyshuarin, i cili ndodhet në arrati.

“Rreth orës 13 e 30 e kemi marrë informatën për një rast vjedhje në një argjendari në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku nga një person i dyshuar janë vjedhur stoli që sipas ankueses arrin vlerën 10 mijë euro. Me rastin në fjalë janë marrë njësitet policore të cilët në rrugë operative kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka theksuar Ahmeti. /Indeksonline/