Kundërshtari i ardhshëm i Fury është aq i rrezikshëm sa nokauton kundërshtarët pa i goditur (video)

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, ka bërë të ditur se në shtator do të kthehet në ringun e boksit, për përballjen me Otto Wallin.

Dyshja do të vihen përballë njëri tjetrit në Las Vegas, ku Fury ka zhvilluar edhe duelin e fundit të cilin e fitoi kundër gjermanit Schwarz.

Para duelit me Wallin, po qarkullon një video interesante në ‘Twitter’, ku suedezi shihet teksa nokauton kundërshtarin e tij pa e goditur fare.

Duket se e majta e suedezit është aq e fuqishme sa nuk ka nevojë që të godas drejt në fytyrë për të nokautuar.

Fury duket se do të ketë mjaft punë në duelin e radhës që do ta ketë në Las Vegas.

https://twitter.com/Grishamfight/status/1157344324675362818?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1157344324675362818&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button