Vogëlushja tmerrohet me “stolinë” e gjallë që e gjen në bredh (video)

Një vajzë 10-vjeçare ka mbetur e tmerruar pasi ka gjetur një buf në pemën e saj të Krishtlindjes.

India Newman ishte duke admiruar stolitë e pemës në shtëpinë e saj në Newnan, Xhorxhia të enjten e kaluar kur zogu papritmas ktheu kokën.

Nëna e saj, Kate McBride Newman i tha CNN të mërkurën se vajza e saj nxitoi në dhomën e ngrënies dhe shpërtheu në lot, duke thirrur: ‘Mami, ka një stoli të frikshme’.

McBride Newman në të vërtetë ka një duzinë zbukurimesh me buf që dekorojnë pemën e saj të Krishtlindjes dhe fillimisht mendoi se edhe bufi i gjallë ishte njëri prej tyre po nuk rezultoi kështu kur shpendi lëvizi kokën.

Sidoqoftë, ajo shpejt konfirmoi se kishte vërtet një zog të vërtetë hipur mbi pemë.

Familja la dritaret dhe dyert e tyre të hapura gjatë natës në mënyrë që bufi të largohej nga shtëpia por ai refuzoi të fluturonte larg.

Mbrëmjen tjetër, burri i McBride Newman gjeti zogun të ulur në majë të pemës dukej qartë se ndjehej rehat me shtëpinë e tij të re e se nuk kishte kurrë farë mendje të lëvizte prej aty.