Shembet rruga te ‘Pallati i Drejtësisë’

Përpos rënies së temperaturave dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut, në vend janë shkaktuar edhe dëme të mëdha në rrugë.

Si pasojë e gjithë kësaj dëmtime ka pësuar edhe rruga që të dërgon tek Pallati i Drejtësisë.

Shembja është shkaktuar në një pjesë të njërës prej korsive, kurse aty janë vendosur edhe shiritat tregues për të gjithë qytetarët që kanë për të kaluar në këtë anë.