Von Cramon për marrëveshjen KEDS-Elektrosever: Një hap përpara drejt zbatimit të marrëveshjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për energjinë, duke e quajtur këtë si lajm i mirë.

Ajo është shprehur se ky është një hap përpara drejt zbatimit të marrëveshjeve dhe siç është shprehur ajo, drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Klankosova.tv.

“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve në pritje për të pasur më në fund normalizimin e plotë mes Kosovës dhe Serbisë. Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon në “X”.