Von der Leyen: BE-ja është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi sot se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj zgjerimit, me mesazhin se rruga drejt BE-së është rruga drejt një demokracie të fortë dhe se Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia janë e ardhmja e Bashkimi.

“Dua t’u them qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë se ata janë pjesë e familjes sonë, e ardhmja e Bashkimit tonë. Pa to, BE-ja jonë nuk do të ishte e plotë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula. von der Leyen.

Von der Leyen, në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian, tha se BE-ja, kur bëhet fjalë për axhendën e politikës së jashtme, duhet të investojë në demokraci.