Votohet propozimi që të shtyhet afati për shitjen e banesave për t’cilat ekziston e drejta banesore

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Gjatë kësaj mbledhje, zv/ministri i Ekonomisë, Muharrem Nitaj ka propozuar para Qeverisë Hoti zgjatjen e afatit për shitjen e banesave që ekziston e drejta banesore. Propozimi në fjalë gjeti edhe përkrahjen e ministrave të tjerë të Qeverisë.

Nitaj tha se me ligjin ekzistues për aplikimi për privatizimin e banesave ka skaduar më 25 mars 2015, por që gjendja aktuale e shitjes së banesave për të cilat ekziston e drejta banesore është ende e papërfunduar dhe se bazuar në raportet e komisioneve për zbatimin e këtij procesi.

“Duke u bazuar në këto rrethana në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit numër 04/L061, për shitjen e banesave propozohet që të zgjatet afati për shitjen e tyre deri në vitin 2023. Ky është një projektligj që ka pas qenë edhe më herët në Kuvend, ka pas mbrri deri thuajse në fund ku u miratu në komisione parlamentare, por për shkak të rënies së Qeverisë dhe Kuvendit ka rënë në pikën zero”, shtoi ai.

Ai shtoi se do të bëhej zgjidhje për shumë qytetarë me këtë votim.

Lidhur me këtë propozim nuk pati asnjë abstenim apo votë kundër.