Sekretari amerikan i mbrojtjes: Rusia gati të godasë Ukrainën

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Rusia është gati për ta goditur Ukrainën.

Sipas tij, kjo goditje do të vijë pas një grumbullimi masiv ushtarak që ka shkaktuar krizën më të madhe lindje-perëndim që nga Lufta e Ftohtë.

Austin tha se ishte dakord me vlerësimin e presidentit amerikan, Joe Biden se presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë një vendim për të organizuar një pushtim të ri të Ukrainës.

“Ata janë duke u zbërthyer dhe tani janë gati të godasin,” tha tutje Austin.