Vrasja e 35-vjeçares, nis takimi i thirrur nga presidentja Osmani

Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve të grave.

Pjesë e këtij takimi është edhe kryeministri, Albin Kurti, dhe krerë të tjerë të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky takim vjen pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, Hamide Magashi, e cila u vra dy ditë më parë nga ish-burri i saj Sokol Halili, para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë dhe u varros sot.