Vrasja e ish-policit, arrestohet një nga të dyshuarit

Zbardhet vrasja e ish-oficerit të policisë Arben Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 janar 2019, pranë banesës së viktimës. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar.

Shtetasi GJ.C;. 40 vjeç dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së llojit mafioz të ish-efektivit Bilali. Ndërkohë, u arrestuari është person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i dënuar për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

“Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Haxhi Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirë organizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe ‘Rrëmbim personi’

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake’.”, thuhet nw njoftimin zyrtar të policisë, raporton Tch.

Si nisi zinxhiri i vrasjeve mes familjes Xhabafti, Ymeri dhe Bilali

Prokuroria ka dyshime të forta se 3 vëllezërit Bilali, më i fundit i tyre i vrarë në 30 Janar 2019, janë viktima të një zinxhiri vrasjesh të nisura 27 vite më parë për shkak të një borxhi.

Siç thuhet në raportin e referuar në polici, nga Sektori kundër Vrasjeve, krimet e nisura në vitin 1992 mes familjes Xhabafti dhe një familjeje tjetër Ymeri, të dyja këto me viktima, kanë futur në shënjestër edhe familjen Bilali.

Këta të fundit, dyshohet se kanë mbështetur gjatë këtij konflikti mes dy fiseve, familjen Ymeri. Për këtë shkak, sipas dyshimeve ende të paprovuara të policisë, por që nuk iu vendos asnjëherë emër, u vranë brenda një dekade dy vëllezërit Bujar dhe Leonard Bilali.

Të dyja këto krime vazhdojnë të jenë pa autorë. Edhe për ekzekutimin në afërsi të shtëpisë të vëllait të tretë, Arben Bilali, është ngritur pista e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe dyshimet për ngjarje të tjera.

Për vrasjen e Arben Bilialit, policia mori në pyetje Albert Xhabaftin, që është vëllai i Baki Xhabaftit, vrarë pak kohë më parë. Ai mohoi që të kishte konflikte me familjen e viktimës, duke thënë se ditën e krimit ka qenë me miqtë duke ngrënë drekë, alibi të cilën pretendon se e vërteton nga kamerat e sigurisë.