Vrasja e Qerimit Kelmendit, reagon ashpër vëllai i tij

Pas mesnatës në fshatin Llabjan të Pejës është vrarë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Sipas policisë për rajonin e Pejës thuhet se viktima në fjalë u gjet brenda veturës, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, raporton Indeksonline.

Pas këtij rasti të rëndë, i ashpër ka qenë reagimi i të vëllait, Ibrahim Kelmendit.

Ai në një postim të bërë në llogarinë Facebook ka shkruar:

“Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë!

Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin !”.

Ibrahim Kelmendi ishte anëtar anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës.