Vrasja e trefishtë në Lipjan ndodhi brenda familjes

Gjatë ditës së premte Policia e Kovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre perosna të vdekur. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, Dukagjini mëson se vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familje. Siç mësohet i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryerë vetëvrasje.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.